Lajmet e Fundit

Fakte

Energjija Solare

Energjia solare është energjia nga dielli që transformohet në energji termike apo elektrike. Si njëri prej burimeve më të bollshme të energjisë së ripërtëritshme në dispozicion, konsiderohet të jetë potencial i madh edhe në Kosovë, e vënë në pah kjo edhe nga kompania e parë vendore për prodhim të paneleve solare dhe disa kompani instaluese të paneleve solare. Teknologjia moderne e paneleve solare shfrytëzon këtë energji për një numër përdorimesh, si prodhimi i energjisë elektrike, ngrohja e ujit për qëllime shtëpiake, komerciale apo industriale, si dhe ventilim me energji diellore.

Biomasa

Biomasa përgjithësisht i referohet çdo lënde organike – dru, bimë, alga deti, mbeturina shtazore, që mund të përdoren si burim energjie. Energjia e biomasës apo bioenergjia jo vetëm që na jep burim të ripërtërishëm të energjisë për të ngrohur shtëpitë tona e për të prodhuar energji elektrike, por ndihmon edhe që të zvogëlojmë në masë të madhe emitimin e gazrave me efekt serre. Në Kosovë, ka një spektër të gjerë të biomasës drusore që është e përshtatshme për transformim në energji, si drutë e zjarrit dhe mbetjet e pylltarisë, mbetjet nga industria drusore dhe biomasa drusore e përpunuar, si tallashi, peleti dhe briketi. Industria në Kosovë përfshin prodhues të peletit dhe briketit, por edhe prodhues të pajisjeve për biomasë drusore (stufa e bojlerë).

Energji Efiçiente

Termi “efiçiencë e energjisë” shpesh përdoret si shkurtesë për të përshkruar çdo lloj mase që kursen energjinë. Efiçienca e energjisë është njëra prej mënyrave më të lehta dhe më efektive në kuptimin e kostos për të luftuar ndryshimet klimatike, për të pastruar ajrin që thithim, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve tona, si dhe për të zvogëluar shpenzimet e energjisë për konsumatorë. Akterë të rëndësishëm në Kosovë në fushën e efiçiencës së energjisë janë edhe prodhuesit e materialeve izoluese, dhe prodhuesit e pajisjeve termo-teknike, të fokusuar në ftohje, ngrohje e ventilim.

Riciklimi

Riciklimi është procesi i nxjerrjes dhe ripërpunimit të lëndëve që ndryshe do të konsideroheshin mbeturina. Ky proces zvogëlon sasinë e mbeturinave që dërgohen në deponi dhe incineratorë. Materialet që mund të riciklohen, qofshin ato plastike, letër, qelq e të tjera, dërgohen në një qendër grumbulluese apo thjesht mblidhen nga rrugët, pastaj sortohen, pastrohen, si dhe ripërpunohen për t’u bërë materiale të reja që shfrytëzohen për prodhim, siç edhe vihet në pah nga kompanitë e ndryshme të Kosovës me profil riciklimi.

Hidro

Hidro-energjia është energji elektrike e prodhuar duke shfrytëzuar ujërat lëvizës. Është burim i pastër i energjisë, që ripërtërihet çdo vit me borë e shira. Si burim i energjisë, hidro-energjia është e gatshme për t’u shfrytëzuar, pasi që inxhinierët mund të kontrollojnë rrjedhën e ujit në turbina për të prodhuar energji elektrike sipas kërkesës.

Erë

Energjia e erës është burim i ripërtëritshëm i energjisë që nxjerr energjinë elektrike nga shfrytëzimi i erës me mullinj ere apo turbina ere. Turbinat ndihmojnë që të konvertohet energjia kinetike e erës në energji mekanike, ndërsa me anë të gjeneratorit, ajo energji mekanike konvertohet në energji elektrike.

Akterët e Energjisë

Akterët e Energjisë përfshijnë: Donatorët, Organizatat Qeveritare (GO), Organizatat Joqeveritare (OJQ), Institucionet Financiare, Institutet Hulumtuese dhe Organizatat e tjera, lokale dhe ndërkombëtare të cilat janë të angazhuara në sektorin e energjisë.