Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova kane inauguruar punëtorinë “Made in Kosova”, qëllimi i së cilës është krijimi i një hapësire e cila mundëson socializmin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve për orientimin në karrierë.

Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me fondacionin ERTEV është angazhuar që përmes punëtorisë “Made in Kosova”, të ndihmojë fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të cilët përkrahen nga programet e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.

Punëtoria “Made in Kosova” synon të arrijë objektivat kryesore si krijimin dhe ngritjen e vetëbesimit si dhe marrjen e përgjegjësive tek të rinjtë, të mësuarit mbi njohuritë bazike teknike; nxitjen e kreativitetit, mendimin inovativ dhe zgjidhjen e problemeve, informimin dhe përgatitjen për orientimin në karrierë në të ardhmen.

Rruga 1 Tetori p.n, Velani, 10 000 Prishtine

 +383 49301050

info@soskosova.org

www.facebook.com/SOSfshatrat/