
Monting u themelua në vitin 1993 në Prishtinë, si një ndër kompanitë e para private në sektorin e energjisë. Monting në fillim u koncentrua në kompletimin e trafostacioneve distributive, instalime elektrike si dhe në riparimin e transformatorëve distributive . Me kalimin e viteve çdo herë e më tepër u zhvillua duke e zgjeruar veprimatarinë në prodhimin e paneleve me voltazh të ulët, kioska të parafabrikuara metalike, konstruksione metalike për trafostacione distributive .
Rr.Cërriku – Bërnicë e ulët, 1000 Prishtinë
+38344142332, +38349376101