Festivali i Katërt i Gjelbër – Aktivitetet Paralele

Jan 7, 2020


 
 Në kuadër të Pavilionit të Gjelbër ishin të përfshira edhe “Aktivitetet Paralele” për të ngritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e publikut lidhur me përparësitë e adaptimit të praktikave dhe teknologjive të gjelbra dhe përkrahjen e qëndrueshmërisë mjedisore. Me qëllim për të qenë sa më afër publikut dhe për të angazhuar atë në mënyrë direkte u realizuan dy punëtori të ndryshime, të cilat tërhoqën vëmendjen të madhe: (i) Punëtoria “Made in Kosova” e SOS Fshatrave të Kosovës, e cila është përkrahur nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës në bashkëpunimin me Fondacionin ERTEV, realizoi trajnime për dizajnin e drurit dhe mekatronikë me tematikë të gjelbër. Gjatë dy ditëve të festivalit, të angazhuar direkt në trajnime ishin rreth 55 nxënës nga pesë shkolla fillore të Prishtinës (“Gjergj Fishta”, Emin Duraku”, “Xhavit Ahmeti”, “Asim Vokshi” dhe “Ismail Qemali“), ku si rezultat u realizuan produkte me dizajne të ndryshme nga druri, me fokus të veçantë në mbrotje të ambientit dhe energji të ripërtëritshme. (ii) Punëtoria e “Saldimit virtual”, u realizua nga ofruesi inovativ i trajnimeve nga Kosova, BONEVET, ku u ofruan trajnime për të rinjtë e Kosovës për saldim përmes teknologjisë së realitet të shtuar me qëllim të promovimit të teknologjive të gjelbra dhe adaptimit të tyre. Teknologjia e përdoruar gjatë trajnimit të saldimit ndihmon në zvogëlimin e emisioneve të CO2 të programeve të saldimit. Për më tepër, BONEVET prezantoi edhe projektin e tyre të fundit “Electric Buggy” si dhe projekte të tjera të “gjelbra” me fokus në riciklim, energji të ripërtëritshme dhe robotikë. Përveç këtyre, u prezantua një prototip i arkitekturës së qëndrueshme – trotuari me kalldrëm natyrorë dhe muret prej guri për projektin “Kopshtet e Liqenit” nga byroja projektuese arkitekturale me seli në Londër 4M Group2. Kompani të reja të gjelbra inovative vendore, nga grupe të rinjësh që tërhoqën mjaft vëmendjen e publikut ishin kompanitë MIAM, Te Pema, Eco-Kos dhe DYVÓ. Po ashtu, u ekspozuan piktura dhe fotografi autentike nga aktivitetet e gjelbra të OJQ-së Keep It Green dhe nga kompania Green Power Kosova u ekspozua një veturë elektrike “Tesla”, së bashku më paisjet për mbushje të automjeteve elektrike. Share on Facebook