Festivali i Katërt i Gjelbër – Pavijoni i Gjelbër

Jan 7, 2020


 
 Në Pavilionin e Gjelbër, 47 kompani shfaqen produktet e tyre për publikun të përfshira në energjinë e ripërtëritshme, energjinë efiçiente dhe riciklimin. Duke filluar nga ky edicion për herë të parë sektori i ndërtimit ishte i përfshirë në kuadër të kompanive ekspozuese dhe ky sektor do të vazhdojë tani e tutje të jetë pjesë e edicioneve të ardhshme të festivalit edhe me pjesëmarrje më të madhe. Po ashtu, për herë të parë kompanitë ekspozuese kishin mundësi të prezantojnë produktet e tyre në skenën e dedikuar enkas për këtë qëllim. Rrjedhimisht, u mbajtën prezantime që tërhoqen vëmendjen e publikut nga kompanitë si Birra Peja - “Eco-Park”, MIAM, KAWA Group, Prova Center si dhe prezantimi i një vetëiniciative për konvertimit e motorit me benzinë të veturës në motor me bateri. Po ashtu, gjatë festivalit u mbajt edhe ceremonia e çertifikimit për 17 inxhinierët e parë të çertifikuar për krijimin dhe instalimin e PV. Gjatë dy ditëve të festivalit, u vlerësua që numri i vizitorëve ishte rreth 2,900. Sidoqoftë, ekspozuesit raportuan që i kanë përcjellë rreth 6,630 vizitorë gjatë tërë festivalit që përfaqëson numrin kumulativ të vizitave të regjistruara nga kompanitë (kjo mund të përfshijë individët që kanë vizituar më shumë se një kompani në panair). Kompanitë ekspozuese raportuan rreth 673 kontakte të vlefshme, të cilat konsiderohen që kanë shfaqur interesim më të madh dhe që mund të jenë kontakte poteciale për bashkëpunime. Në kuadër të shitjeve, u raportuan 1,205,900 euro të deklaruara nga 11 kompani për marrëveshje të mundshme potenciale për shitblerje. Ekspozuesit e vlerësuan lartë organizimin, strukturën dhe logjistikën si dhe deklaruan që një ngjarje e tillë është e domosdoshme në vendin tonë. Share on Facebook