Elektrostublla Fillon Eksportin në Zvicër

Apr 17, 2018


 


Pas pjesëmarrjes së suksesshme të kompanisë ELEKTROSTUBLLA  në panairin ndërkombëtar “Light + Building” në Frankfurt të Gjermanisë, kompania filloi eksportin në Zvicër.

Panairi “Light + Building” është panairi lider në botë për sektorin e ndriçimit dhe ndërtimit. Edicioni i fundit u mbajt nga 18 deri në 23 Mars 2018, në Frankfurt të Gjermanisë. Këtë vit në panair produktet dhe shërbimet e tyre i ekspozuan 2,714 kompani nga 55 vende të botës, ndër to edhe ELEKTROSTUBLLA nga Kosova. Më shumë se 220,000 persona nga 177 vende të botës vizituan panairin.

Kompania Elektrostublla ndër tjera prodhon gypa të valëzuar të plastikës, gypa me mbështjellje të dyfishtë, kaseta elektrike, aksesorë kabllosh ABC, si dhe materiale tjera elektrike. Kompania gjithashtu ofron shërbime në projektime dhe dizajnime të planeve të ndriçimit.

Elektrostublla posedon certifikatën ISO 9001 dhe ka një përovojë mbi 30 vjeçare në fushën e inxhinierisë elektrike.

      Share on Facebook