Mungesa e Udhëzimit Krijon Pengesë në Tregun Residencial të FV në Shqipëri

Feb 1, 2019


 


Në vitin 2017, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për përdorimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. Ky ligj ka për qëllim që të nxisë prodhimin vendas të energjisë, siç është ajo e paneleve diellore. Megjithatë mungesa e udhëzimit të Ministrisë së energjisë ka krijuar një ngërç në tregun e fotovoltaikëve. Nëse një sistem fotovoltaik prodhon më shumë energji se qe kërkon vetë konsumatori, ai nuk mund ta hedhë në rrjetin e OSHE-së tepricën, pra mungon udhëzimi për transferimin e energjisë në rrjet.

Sipas të dhënave të institutit të Statistikave të Shqipërisë, në vitin 2017 Shqipëria mbuloj 60.8% të konsumit të energjisë elektrike nga prodhimi vendas. 39.2% e konsumit u mbulua nga importi. Energjia nga sistemet fotovoltaike do të mund të ulte dukshëm sasinë e importit të energjisë elektrike gjatë sezonave të thatësirave.

Sipas Elton Çerkizi, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Euroeletkra, shkëmbimi i energjisë nuk ndodhë, për shkak të mungesës së Udhëzimit nga Ministria e Energjisë për OSHE-në, në të cilën përcaktohet se me çfarë raporti e merr dhe e kthen OSHE energjinë prodhuesit. Ndër format e mundshme të kësaj marrëveshje, Çerkizi përmend “net-metering”, formë e cila gjenë zbatim në shumë vende Evropiane. “Net-metering” parasheh që prodhuesi energjinë e tepërt të prodhuar e kthen në rrjetin elektrik, duke u lejuar klientëve të kompensojnë koston e energjisë të marrë nga ndërmarrja.

Neni 15 pika 4 e Ligjit për Nxitjen e Përdorimit te Energjisë nga Burimet e Rinovueshme thotë se: “Ministri miraton me udhëzim një procedurë të lehtësuar për autorizimin për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë se rinovueshme.

Share on Facebook